U largua më 1 janar nga Shqipëria, zbardhet urdhri i dëbimit për gylenistin Harun Çelik

21/01/2020 - 11:15

Tre javë nga largimi me dhunë nga Shqipëria, zbardhet urdhri i dëbimit për mësuesin turk Harun Çelik, i konsideruar mbështetës i Gylenit, kundërshtarit më të madh të presidentit të Turqisë Erdogan.

Në urdhrin e dëbimit të siguruar nga “BalkanWeb”, thuhet se Çelik nuk plotëson kushtet e nevojshme për qëndrim duke iu referuar nenit 109/A.

Po kështu nuk i është lënë asnjë ditë afat nga urdhri për largimin dhe saktësohet që dalja nga Shqipëria të bëhet nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Në fakt pika 2 e urdhrit të dëbimit bie ndesh me pikën 5, ku thuhet: “Kundër këtij urdhri mund të bëhet ankesë mbështetur në nenin 122 të ligjit nr.108/2013 ‘Për të huajt’”, pasi nuk ka pasur kohë që Çelik të ankimojë vendimin edhe pse sipas avokatit të tij ai nuk ka dashur të largohet pasi në Turqi i rrezikohej jeta.

Për një periudhë 5-vjeçare, pra deri në vitin 2025 Çelik nuk lejohet të hyjë në Republikën e Shqipërisë. 41-vjeçari është deportuar në Turqi pas vuajtjes së dënimit në Shqipëri për veprën penale përdorim i dokumenteve të falsifikuara. Para disa muajsh ai ka tentuar të kalojë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit me dokumente kanadeze. Për këtë veprim ai është dënuar me 5 muaj burg.

Çelik, akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e grupit të Fethullah Gylen dhe ndaj tij ka një proces penal në Turqi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje.

Një automjet ka goditur makinën e patrullës së policisë tek rrethrrotullimi tek Ura e Dajlanit, në Durrës. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në f

Dy vëllezër shqiptarë, 26 dhe 29 vjeç janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për shpërndarje kokaine.

Të paktën 20 refugjatë afganë u gjetën nga policia sot ndërsa ecnin në këmbë përgjatë autostrades Vlorë -Fier.

Ky është momenti kur të arrestuarit e operacionit “Mezhgorani” dërgohen në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër pas ndalimit nga polici

Shpërthen tubi i kaldajës në shkollën "Janaq Kilica" në qytetin e Fierit.

Policia e Shtetit ka arrestuar 30 persona sot në kuadër të operacionit policor të koduar “Mezhgorani” ku u arrestua edhe botuesi Henri Çi