U masakrua në Itali, 5 muaj më parë Anxhela humbi nënën por nuk mori pjesë në varrim

13/06/2018 - 12:54

Detaje tragjike dalin në dritë për 20-vjeçaren Anxhela Meçanit, e cila u masakrua deri në vdekje në Itali, në rrethana të paqarta. Mësohet se vetëm 5 muaj më parë vajza kishte humbur nënën e saj pas një sëmundje.

Babai i të resë nga Fieri, Dritan Meçani tha për mediat se Anxhela nuk kishte pasur dot mundësi të merrte vinte në funeralin e nënës së saj, pasi ishte pa dokumente në Itali.

"E morëm vesh nga televizioni dhe interneti. Vajza e pa dhe më njofton se emri i motrës së saj ishte në internet dhe se vajza ishte vrarë. Shkova në Polici, dhe më morën disa të dhëna. Ata e nxorën në sistem atje që vajza kishte ikur në 17 dhjetor, pasi kisha dalë nga Spitali. Mora kontakt me ambasadën shqiptare ne Itali. Më thanë se vajza ishte vrarë në Torino dhe se duhet të tërhiqnim trupin. Por ne nuk kemi mundësi financiare. Unë jam në një ekonomi të dobët. Bashkë me vajzën që vdiq, kam 4 fëmijë. Nusja para 5 muajsh më ka vdekur. Në krye të 5 muajve më vdiq edhe vajza. Dua që ambasada të më sjellë vajzës, s’dua të më ngel trupi i saj në Itali", tha babai i Anxhela Meçanit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy raste dhune ku viktima janë gratë, janë regjistruar në Durrës gjatë 24-orëshit të fundit, e njërit prej burrave dhunues policia i ka v

Persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë, kanë vjedhur një kasafortë në një zyrë në Manzë të Durrësit, por do të kenë mbetur të

Një aksident rrugor tragjik në Lamporecchio të Italisë, natën e së shtunës, i ka marrë jetën një të riu nga Shqipëria.

Një konflikt çasti ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku është plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar.

Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin teksa po lëvizte në rrugët e Durrësit, dhe si pasojë ka shkaktuar një aksident me dy të plago

Një i ri është arrestuar nga policia në Delvinë pasi u kap me drogë.

Tre shqiptarë u arrestuan nga policia në Funo di Argelato pasi akuzohen për vjedhje.

Një fëmijë rreth 2 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë në Fier, pasi është përplasur nga një motoçikletë.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, i bllokojnë një shtetasi nga Mati, 20.30

Një 54-vjeçar ka përfunduar në spital me plagë të rënda pas një sherri banal.