Gjendet nga peshkarexhat trupi i pajetë i 18-vjeçarit nga Kruja që u mbyt të dielën në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. 

18-vjeçari me inicialet E.M. kishte shkuar së bashku me familjen për të kaluar fundjavën, kur ka humbur kontaktet dhe është mbytur në det.

Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan menjëherë Policia Kufitare dhe polumbarët e forcave RENEA.