Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Policia njofton se një shofere 28-vjeçare ka përplasur këmbësoren 67-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 02.06.2020, rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jetë me vonë.

Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe percaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup.