Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë Bajram Myftaraj. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga sherri. 

Po kush është Bajram Myftaraj?

Më 12 nënton 2016, ai u arrestua me 26 kg marijuanë në Portin e Durrësit. 26-vjeçari u kap në vijën e dytë të kontrollit në Portin e Durrësit, pasi në makinë iu gjetën  94 pako me kanabis.

Ditën e sotme në burgun e Rrogozhinës ndodhi një sherr mes të burgosurve. Mësohet se nismëtari i sherrit është i dënuari Endrit Goga.