Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë ndaj 40-vjeçares shqiptare në Greqi, pasditen e sotme.

Zougla.gr, raporton se nga hetimet paraprake janë zbuluar gjurmë në banesën ku jetonte shqiptarja së bashku me bashkëshortin, i cili thuhet se është aktor.

Policia ka shpallur në kërkim atë dhe disa familjarë si të dyshuar në këtë ngjarje. Po ashtu Zouhla.gr shkruan se dy personat që qëlluan mbi shqiptaren, e cila u godit nga një plumb në kokë erdhën me një makinë.