U strehua në Shqipëri, kapet varsësi francez i rrezikshëm, pjesë e një grupi kriminal

24/01/2020 - 09:19

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas francez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. T. Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes, Francë, pasi Gjykata e Nantes, Francë, akuzohet për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Barrikada”, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Sektori i Hetimit të Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet një shtetas francez , i shumëkërkuar për vrasje në Francë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vazhdon puna e pandërprerë për kapjen e personave në kërkim për krime të rënda ndaj jetës.

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Barrikada”, në kuadër të të cilit, në Rrugën e Barrikadave, në një banesë të marrë me qira, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

T. Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes, Francë, pasi Gjykata e Nantes, Francë, më datë 23.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”.

Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.

Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në fshatin Libofshë të Fierit, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar në bregdetin e Leçes rreth 500 kg lëndë narkotike, e cila dyshohet se ka mbërritur nga Shqipëria në

Një automjet ka dalë nga rruga në Gramsh dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e tij. 

Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në New Jersey, pas goditjes nga një kamion.

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat Astrit Thaçin, i arrestuar pak ditë më parë si autori i dyshuar për grabitjen e argjendarisë n

Një 26-vjeçare e shpallur në kërkim për veprën penali “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” është vënë në pranga në Vlo

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Një shqiptar dhe një 44-vjeçar maroken janë dëbuar nga Italia pas dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Policia ka arrestuar në flangrancë një 38-vjeçar në Durrës, i cili ka hyrë në një lokal me armë zjarri me vete.

Një aksident ku janë përfshirë disa makina është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit.