“U tronditëm, vajza u zgjua me britma”! Gazetari flet për shpërthimin e tritolit: S’di kujt t’ia drejtoj gishtin

30/10/2020 - 09:57

Gazetari i News24, Elidon Ndreka, tregon për “BalkanWeb” detaje mbi shpërthimin e tritolit në banesën e tij, gjatë natës së kaluar.

Gazetari Ndreka bën me dije se ngjarja i ka tronditur familjen, sidomos të bijën, e cila është zgjuar me të qara e britma, por edhe atë vetë, pasi sipas tij, nuk ka pasur ndonjë konflikt dhe nuk di kujt t’ia drejtojë gishtin.

Ndreka beson se ngjarja do të zbardhet nga policia. Ai thotë se familja e tij u frikësua, pasi shpërthimi ishte i fortë.

“U tronditëm, nuk kam vënë gjumë në sy. Vajza u zgjua me britma, duke qarë. Nuk di të drejtoj gishtin te një person apo disa individë të ndryshëm, se nga kush mund të jetë kryer, por shpresoj që policia të zbardhë dhe t’i shkojë deri në fund ngjarjes.

Unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit, dhe e vetmja indicie mund të jetë puna që bëj. Por nuk di të drejtoj gishtin. Kjo është një ngjarje e rëndë. Unë jetoj në banesë me prindërit, bashkëshorten dhe dy vajzat. Tronditja ishte e madhe, pasi shpërthimi ishte goxha i rëndë. Shpresoj që drejtësia ta zbardhë. Kam besim të plotë që do të zbardhet në bazë të provave dhe nga kamerat e sigurisë. Janë sekuestruar pamjet filmike”, tha gazetari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person ka humbur jetën te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Ai është gjetur pa shenja jete në një magazinë.

Një shqiptar ka prodhuar një skenë filmash orët e vona të së dielës në Kakavijë duke përfunduar në prangat e policisë greke.

Sinan Idrizi, partneri i kompanisë Air Albania, i cili ishte akuzuar për mashtrim nga biznesmeni turk Adnan Polat, një nga ish-presidentë

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur lehtë në Tiranë pasi në banesën e tyre shpërthu bombola e gazit.

Kanosi me armë zjarri kushëririn e tij, policia vë në pranga 41-vjeçarin. Mësohet se është sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Pesë punonjës policie në qarkun e Beratit janë pezulluar nga puna për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me që

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në Durrës ka arrestuar në flagrancë një person si dhe ka proceduar penalisht një person tje

Ekstradohet drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si "xhaxhai" i Ndraghetas. Sejdinaj u ekstradua dje drejt shtetit fqinj.

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i 24-vjeçarit në Kavajë, i cili kërcënonte një punonjës policie.

Dhunoi të motrën, por kur efektivët e policisë i trokitën në derë dhe i kontrolluan banesën, e gjetën me shkelje të tjera.