Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit për shkak se gjatë natës, në një lokal në lagjen “29 Nëntori”, është vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT.

I arrestuari është E.N dhe gjatë kontrollit policia i ka gjetur edhe armën e zjarrit si dhe 7 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

38-vjeçari tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".