Detaje të reja zbardhen nga vrasja e mbrëmjes së kaluar në fshatin Goriçaj të Divjakës, ku mbeti viktimë Eduart Stambolliu 42 vjeç. Viktima i njohur ndryshe edhe me emrin Almir Llupo, u qëllua për vdekje me armë gjahu nga bashkëfshatari Petrit Toromëni, 42 vjeç, pasi i kishte ngacmuar gruan këtij të fundit.
Mësohet se Eduart Stambolliu, (Almir Llupo) kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar me 11 vite heqje lirie për prostitucion. Mësohet se ai kishte lënë qelinë në fillim të vitit 2017.
Stambolliu njihej si njeri problematik dhe si përdorues i rregullt i alkoolit. Mbrëmjen e kaluar ai mbërriti në lokalin e Toromënit ku i ka ngacmuar bashkëshorten. Autori i krimit nuk ka duruar dhe ka rrëmbyer menjëherë armën e gjahut të cilën ia ka zbrazur 42-vjeçarit Eduart Stambolliu, (Almir Llupo). Policia bëri të ditur se ai humbi jetën rrugës për në spital.