Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak minuta më parë, ku një burrë rreth 60 vjeç ka rënë nga ballkoni. Nga raportimet e para mësohet se fillimisht personi është përplasur mbi një tendë të një lokali dhe më pas ka rënë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur tek pallatet përtej Unazës së Re ose tek vendi i njohur ndryshe si “Pallati i Pelivanit”. Pranë tij kanë shkuar banorë dhe më pas punonjës të policisë, ndërkohë që është lajmëruar edhe ambulanca.

Personi i plagosur është dërguar në spital. Pranë vendit janë mbledhur njerëz të shumtë duke bërtitur dhe duke u përpjekur të ndihmojnë personin e shtrirë në rrugë.

Dyshohet se burri vuante nga depresioni dhe është vetëhedhur nga ballkoni i katit të 4-t. Ai është dërguar me shenja jete në spital.