Një person është aksidentuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet nga autobusi i linjës së Kombinatit.

Sipas informacioneve, nga autobusi u përplas një grua e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka marrë në pyetje drejtuesin e autobusit të linjës së Kombinatit. Aksidenti ndodhi në qendër, pranë Bankës së Shqipërisë.