Vajza rrihet në mes të rrugës në Tiranë, askush nuk e ndihmon

11/11/2019 - 22:15

Në rubrikën “Hitparade e Absurdit shqiptar” ka mbërritur një video në të cilën dy djem shfaqen duke dhunuar një vajzë në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Urën e Institutit në Tiranë dhe pamjet u regjistruan nga një qytetar. Pamjet tregojnë se një prej djemve e godet vajzën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa tjetri qëndron duarkryq. Vajza tenton të mbrohet, por pa sukses.

Pavarësisht se pranë kalojnë automjete të shumta, askush nuk shihet të ndalojë për t’i ardhur në ndihmë vajzës në fjalë. Drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra e dënoi ashpër këtë akt dhe i bëri thirrje vajzës që të shkojë dhe ta denoncojë këtë dhunë në polici.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, dy djem që dhunojnë një vajzë. Godasin vajzën e dhunojnë, tmerr i madh. Sigurisht këto pamje besoj që policia do t’i marrë, do t’i njohë personat, ose ajo vajza që ka provuar këtë lloj dhune të shkojë të paraqitet të thotë ky është filani, filani dhe të merret vesh përse. Përtej të merret vesh përse edhe të mos e bëni më. Nuk ka gjë më të tmerrshme se të vihet dorë mbi një femër, o meshkuj, a do t’i thërrisni mendjes apo jo, nuk ka shans fare.”

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 65-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike mbrëmjen e sotme në Tiranë. E moshuara i ka dhënë fund jetës teksa është vetëhedhur n

Pasditen e sotme në Kavajë, ndërroi jetë 29-vjeçari Marjus Ismaili, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu nga Xhevdet Lecini, 60 vjeç

Një 26-vjeçar është vrarë me armë gjahu pasditen e sotme në Kavajë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Kavajës. Një person, ende i paidentifikuar, ka mbetur i vrarë pas d

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Prezë, në Tiranë.

Policia britanike ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar për vrasjen e 27-vjeçarit Grineo Daka në Leyton.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vënë në pranga dy shqiptarë në zonën e Ohrit.

Dorëhiqet nga detyra, gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku.

Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli është nxjerrë nga gremina në malin e Zorgjit në Dukagjin. Beluli është nxjerrë përmes ndërhyrjes nga aj

Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur sot në aksin nacional Sarandë- Gjirokastër, në vendin e quajtur Vrion.