Dy vajza të reja janë dhunuar nga ish-ët e tyre në qytetin e Durrësit.

Të dyja rastet kanë si viktima dy vajza 20-vjeçare, të cilat pas dhunës fizike e psikologjike, janë paraqitur në komisariat për të denoncuar përkatësisht ish-të fejuarin njëra, dhe ish-të dashurin tjetra.

DY RASTET:

Më datë 18.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.K, vjeç 20, pasi ish i fejuari D.C, vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.”

Më datë 18.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.L, vjeç 23, banues në Durrës, pasi më datë 17.04.2018, ka goditur me grushte ish-të dashurën A.B, vjeç 20, banuese në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.