Vijon zbatimi i Plan – Operacionit “SUMMER 2017 Elbasani”, ku këtë të mërkurë janë sekuestruar 4 automjete të dyshuara të trafikuara nga vendet e BE-së dhe të falsifikuara numrin e shasisë.

Proçedohen penalisht 4 shtetas dhe arrestohen dy shtetas për armëmbajtje pa leje.

Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme: 

1 – Mini Cooper

2 – BMW

3 – BMW

4 – AUDI

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të Plan – Operacionit “Summer 2017 Elbasani” janë arrestuar 2 shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Janë verifikuar 380 automjete motorrike

Janë shoqëruar 28 shtetas

Janë kontrolluar 520 shtetas

Janë vendosur 150 masa administrative nga Sektori i Qarkullimit Rrugor.

Policia e Elbasanit edhe në ditët në vijim do të vijojë zbatimin e Plan – Operacionit “SUMMER 2017 Elbasani” me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.