Mbyllen 3 lokale në Vlorë që kanë qëndruar të hapur 2 ditë më parë, në kundërshtim me urdhrat e qeverisë.

Më datë 15.03.2020, gjatë ditës së djeshme janë konstatuar lokale të hapura si më poshtë:

Lokali nën administrimin e shtetasit E.F., 54 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “1 Maji” Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Lokali nën administrimin e shtetasit R.S., 56 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Lokali nën administrimin e shtetasit J.S., 33 vjeç, me emërtimin “Bar-kafe” në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

“Për të tre këta shtetas u përpiluan proces–verbalet mbi kundravajtjen administrative. Po ashtu u përpilua proces–verbal mbi kundravajtjen administrative,  pasi shtetasi G.K., 38 vjeç, nuk ka zbatuar urdhrin e dhëne nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orarit të përcaktuar, ku masa administrative kundrejt tij është 10 000 lekë”, njofton policia.

Policia iu bën thirrje qytetarëve t’iu binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet për të mirën e përbashkët.