Një ditë pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova pas lindjes çezariane, del edhe rezulati i autopsisë së mjeksisë ligjore.

Sipas rezultatit të autopsisë bëhet me dije se shkak i vdekjes së saj është "Koagulimi", një lloj mpiksje gjaku që shkakton trashjen e tij deri në tharjen përfundimtare.

Për pasojë, thuhet në raportin zyrtar të autopsisë, vdekja ka ardhur nga mpiksja e gjakut nga i cili i është bllokuar një një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi "KOAGULIMI" është i rrallë, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.