Një 35-vjeçar i cili vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës ka ndërruar jetë një ditë parë. Viktima është shtetasi Ervis Tako, banues në Cërrik, i cili ka humbur jetën në spitalin “Nenë Tereza”.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Drejtksisë, e cila përmes një deklarata shprehet se “në renimacionin e QSUT “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasi Ervis Thoma Tako, 35 vjeç, lindur e banues në Cërrik, me masë sigurimi “mjekim i detyruar”, i
ndaluar për veprën penale të vjedhjes. 

Në datë 04.09.2018 ky shtetas është dërguar nga IEVP Krujë në QSUT “Nënë Tereza” dhe në datë 07.09.2018 është regjistruar në repartin e reanimacionit. Sipas kartelës mjekësore ky shtetas vuante nga një sëmundje e pashërueshme”.

Sipas njoftimit të Ministrisë thuhet se ai gjithashtu ka vuajtur edhe nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me ilaçe për shëndetin mendor.