Vdekja e 5-vjeçarit në zbukurimet e parkut të qytetit, arrestohen 2 zyrtarë të Bashkisë, nën hetim dhe 4 elektricistë

23/05/2020 - 09:12

Ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit, ku një 5-vjeçar gjeti vdekjen duke luajtur me një pjesë të dekorit me drita të qytetit është shoqëruar edhe me arrestime të përgjegjësve të kësaj ngjarjeje. Pas hetimeve të kryera nga specialistët dhe ekspertët kriminalistikë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, janë arrestuar 2 drejtues të bashkisë Berat dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 4 punonjës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat që konfirmojnë se 6 shtetas (drejtues dhe punonjës të bashkisë Berat) janë shoqëruar në polici mbrëmjen e djeshme si të dyshuarit kryesorë dhe përgjegjës për ngjarjen e rëndë dhe vetëm 2 prej tyre janë arrestuar, ndërkohë që 4 të tjerët po procedohen në gjendje të lirë.

Në pranga ka rënë Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit, Polizoi Ikonomi dhe inxhinieri i kësaj drejtorie Llazar Hoxholli. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”, bazuar në Nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale. Nën hetim, në gjendje të lirë janë edhe 4 punonjës të tjerë të kësaj drejtorie, me pozicionin elektricistë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur.

Edhe mbi 4 elektricistët që po hetohen e procedohen në gjendje të lirë rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës. Materialet në ngarkim të 6 shtetasve të sipërpërmendur janë përcjellë pranë Prokurorisë së Rrethit Berat.

5-vjeçari Aleksandër Brahimi, që njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti rom, gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit. Ai ishte duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit. Ai mbërriti në spital me shenja jete të dobëta por mjekët, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë. Në lidhje me ngjarjen tragjike edhe familjarët e fëmijës akuzuan bashkinë për vdekjen e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Itali teksa një shqiptar me nënshtetësi italiane ka humbur jetën në një ak

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore  të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policis

Policia e Durrësit bën me dije se është ndaluar një 21-vjeçare e cili ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi". 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëp

Tre persona janë arrestuar nga policia në Maliq pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me makinë tre emigrantë të paligjshëm nga ven

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Një djalë i ri ka përfunduar në spitalin e Vlorës, pasi ishte plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e dheshme.

Policia ka arrestuar tre shtetas në Mallakastër, si autorë të dyshuar të mbjelljes me drogë të disa parcelave në një pyll në fshatin Lofk

Për vrasjen e Eduart Kozit, prokuroria ka kërkuar të pushohet çështja ndaj karabinierit dhe rojes së sigurisë që qëlluan me armë drejt ma

Policia e Dibrës ka godit një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.