Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Kosta Kaca. Ai është larguar nga spitali në Tirane ku kishte shkuar për t’u mjekuar pas aksidentit me ambulancën e Sarandës. Ndërkohe shoferi i ambulancës Aleks Kajo mësohet se ndodhet në masën e sigurisë “Arrest ne burg”, por ndodhet aktualisht në spital në mbikëqyrje policore.

Kaca mësohet se ka përfituar nga fakti që fillimisht u ndoq në gjendje të lirë dhe u arratis nga spitali.

Ditën e sotme ndërroi jetë 57-vjeçarja Adelina Rizvani, mami në maternitetin e Sarandës.

Ajo u plagos rëndë një javë më parë pas një aksidenti të ambulancës së Sarandës me një fuoristradë BMW X5, mesnatën e datës 21 shtator kur viktima po kthehej në shtëpinë e vet pas një lindjeje në maternitet.

57-vjeçarja luftoi për jetën për rreth 7 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte dot. Ajo ishte thirrur për të pritur një lindje në orën 02.00 të mëngjesit dhe rreth orës 04.00 ka kërkuar nga shoferi i ambulancës, Aleko Kajo 54-vjeç, ta transportonte drejt banesës.

Shoferi i ambulancës është futur kundravajtje në rrugë për të dalë në kryqëzimin kryesor ku është përplasur me mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Kosta Kaca, djali i një biznesmeni në Sarandë.