Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pas vdekjes tragjike të një 17-vjeçari në zonën e Ujit të Ftohtë.

Në pranga kanë përfunduar Ersel Mullai 32 vjeç, drejtues teknik si dhe Bujar Xhakeri, manovrator i vinçit.

Viktima Jaup Bekotaraj, banues në Radhimë, në rrethana ende të paqarta është goditur nga fadroma, që po kryente punime për hapjen e një parkingu.

Ende nuk është vërtetuar nëse viktima ka qenë punonjës me kontratë, por thuhet se pas skrepit punonte si ndihmës.