Një 43-vjeçar në Durrës ka humbur jetën pasi teksa reparonte një difekt teknik në një shtyllë, ka rënë në kontakt me energjinë elektike.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në Rrashbull ndërsa mësohet se viktima me iniciale K.Xh., ishte me profesion elektriçist.

Informacion paraprak

Më datë 17.05.2019, rreth orës 12:50, në Rrashbull, Durrës, shtetasi  K.Xh., banues në Durrës, elektriçist, duke  riparuar  një difekt elektrik në një shtyllë , ka rënë në kontakt me energjinë elektike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.