Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Kavajës.

Mësohet se nëna e cila po ecte në trotuar bashkë me dy vajzat e saj, është përplasur për vdekje nga një automjeti tip Benz me targa AA615VO.

Nëna ka vdekur në vend, ndërsa dy vajzat janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Mësohet se njëra nga vajzat ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Makina e cila shkaktoi vdekjen e nënës së dy vajzave rezulton të jetë marrë me qera nga një i ri.

Brenda në automjet udhëtonin 3 persona, të cilët sipas dëshmitarëve nga vendngjarja po ecnin me shpejtësi të lartë. Dyshohet se edhe një nga djemte qe udhetonin me automjetin e perfshire ne aksident ka humbur jetën. 

Dëshmitarë nga vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë në Kavajë janë shprehur se automjeti që përplasi këmbësoret ishte me shpejtësi të lartë.

“Ishte me shpejtësi të lartë, tej normave të lejuara. I mori përpara,”-mësohet të jenë shprehur dëshmitarët.