Një person ka humbur jetën një ditë më parë në spitalin Rajonal të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet H.B. vjeç 64, banues në Durrës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se, nga veprimet e kryera ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.