Një pushues në Durrës ka humbur jetën një ditë më parë.

Sipas policise, 81-vjeçari me iniciale V.N. banues në Tiranë, teksa ishte në breg të detit, nuk është ndjere mirë. Ai është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton, se i moshuari vuante nga sëmundja e tensionit, ndersa shkaku i vdekjes ka ardhur nga ataku kardiak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, bejne te ditur burime policore.