Nis procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një mjeku pranë QSUT-Tiranë, konkretisht shtetasit E.Ç, 64 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për mjekim të pakujdesshëm, çka dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e një pacienti.

Procedimi ndaj tij filloi pasi rreth orës 08:20 në banesën e tij në lagjen nr. 9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi K.R, 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë, nga mjeku i lartpërmendur.

Familjarët e të ndjerit dyshojnë se doktori ka kryer mjekim të pakujdesshëm.

Nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.