Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Gjilani i Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht pasi u helmuan në Shqipëri nga ushqimi.

Bëhet fjalë për shtetasit Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti. Sipas Tvklan.al ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se 3 anëtarët e familjes Haliti kishin shkuar në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre.

Ata kishin konsumuar kërpudha dhe pas disa orësh kishin shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas të njëjtit burim, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti i kishin mbledhur kërpudhat privatisht. Të tre shkuan në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim.

Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua.