Nuk lejohet të marrë pjesë në funeralin e motrës,tenton vetëvrasjen në Burgun e Beratit vëllai i Brunilda Sadushit (Kovaçit).

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin.

Shpëtim Kovaçi, ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes.

Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nē Sallën e Operacionit. Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se, ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit tē marrë,ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat.

Shpëtim Kovaçi, mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk ju dha leja për të marrë pjesë në funeralin e të motrën. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për “vrasje” 8 vite më parë.