Pamjet që shihni në video vijnë nga qyteti i Kavajës ku ndodhi një plagosje me armë zjari paraditen e sotme.

I plagosur mbeti 53-vjeçari Rexhep Tare, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, ndërsa autori Fitim Baboqi, 31-vjeç u arrestua nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË

Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë.

Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit

Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.