Rreth orës 22:24, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 mjete e për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm një shtetas i cili është dërguar në spital

Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet që DurrësLajm po sjell nga vendi i ngjarjes tregojnë se njëri nga mjetet është dëmtuar rëndë nga përplasja, ndërkohë që në vendngjarje ka prezencë të shtuar të efektivëve të policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e  shkakut të aksidentit.