Policia e Durrësit ka proceduar penalisht shtetasin K. B., 24 vjeç, banues në Shkallnur.

Sipas uniformave blu, ai akuzohet se në lagjen nr. 13 te Shkëmbi i Kavajës, ka vendosur mbi rërë një konstrukt metalik. Ky objekt ishte pa lejen e organeve kompetente si dhe në tokë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.