Një 56-vjeçar në Durrës ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të miturave.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit R. S., për veprën penale “Ngacmim seksual”.