Vetëdorëzohet 34-vjeçari, në kërkim për plagosje me armë zjarri

19/11/2019 - 11:14

Policia e Dibrës në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, ka vijuar kontrollet e pandërprera për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të shtuar,  presionit policor dhe ndërmjetësimit me familjarët, është vetëdorëzuar në  Polici, shtetasi A.SH, 34 vjeç, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 33-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 10.03.2019, në qytetin e Peshkopisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës i dyshuar për kryerjen e  veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pasi me datë 10.03.2019,  në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin V.K.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së parë Dibër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të lartpërmendura.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbytet në det një pushues nga Kosova. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Tre rastet e konfirmuara me COVID-19 në Pogradec dyshohet se kanë pasur kontakte në kryeqytet.

Në mediat greke ndër lajmet kryesore ditën e sotme gjendet edhe ngjarja horror e ndodhur një ditë më parë në Kombinat në kryeqytet.

Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mesditën e sotme në Tiranë.

Një adoeleshent ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi ka plagosur me kaçavidë një 31-vjeçar.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Shefja e shërbimit të Pediatrisë në QSUT, Xhorxhina Kule ka informuar për gjendjen e një foshnje 2-muajshe e prekur me COVID-19 e cila nd

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në Durrës.

Finalizohet operacioni "Mision i pamundur", i cili ka parandaluar një ngjare të mundshme kriminale.

Publikohet fotoja e Zhaneta Josifit, bashkë me dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta, 30 dhe 34 vjeçe, historia e të cilëve ka shokuae mbarë