Një 30-vjeçare nga Durrësi është vetëhelmuar me ilaçe, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Në lagjen nr. 13 në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja S.D., vjeç 30, e cila ndodhet në QSUT “Nënë Tereza”, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave që e shtynë të renë drejt aktit të vetëflijimit.