Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi u vetëhelmua me fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.01.2019, në fshatin Gramëz Krujë, ku në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi Gjon Debrozi 23 vjeç.

Policia e Durrësit informon se i riu u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë, ku ndërroi jetë.

Më tej, policia e Durrësit sqaron se "nisur nga disa shkrime ne media online, sqarojmë se gjatë rrugës për ndihme mjekesore nuk ka patur asnje aksident me mjetin qe e dergonte ne spital".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".