Një tjetër person ka tentuar të vetëvritet në Durrës. Sipas policisë, shtetasi me iniciale F.K., 38 vjeç, është vetëhelmuar me fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e diel në banesën e tij, në Rrushkull.

38-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, nga ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen arsyet që e çuan atë të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëflijimit, ndërkohë që policia po heton rreth rastit.