Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Zall-Dardhë të Dibrës.
Një 23-vjeçar me iniciale Sh.L. gjate kohes qe ka qene me bageti ne mal dyshohet se eshte veteplagosur aksidentalisht.
Shtetasi i plagosur mësohet se po dërgohet ne spitalin e Peshkopise dhe eshte jashte rrezikut per jeten.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen, njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.
I dëmtuari po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.