Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Nr. 3 në Durrës, ku sipas policisë dyshohet se është vetëplagosur me thikë në ambientet e lokalit ku punonte shtetasi L. R., 29-vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 3, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se  është  vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.