Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Durrësi, ku një i ri 28-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij.

Policia informon paraprakisht se ngjarja ka ndodhur para pak minutash, kur në banesë është gjetur i vetëvarur shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Durrës.

“DurrësLajm” mëson se ngjarja është shënuar te lagjja nr.17 pranë Ujësjellësit, ndërsa rrethanat që e shtynë të riun drejt aktit ekstrem nuk dihen ende.

Informacioni paraprak nga policia

Më datë 14.08.2020, rreth orës 11:41, është gjetur i vetëvarur  në banesë shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.