Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 40-vjeçar është hedhur nga pallati duke gjetur vdekjen.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në rrugën “Kareman Ylli”, ku dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasi I. ZH., 40 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.