Nje 52-vjeçar i ka dhene fund jetes duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Sipas dyshimeve të para, i vetëvrari vuante nga probleme mendore.

Njoftimi i policisë Vlorë

Informacion paraprak/ Më datë 16.07.2017, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se është vetëvrarë një shtetas.

Menjëherë grupi hetimor është nisur drejt vendit dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe Vlorë, ku në banesën e tij është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi F.A., 52 vjeç.

Viktima është konstatuar i pajetë nga të afërmit e tij dhe sipas deklarimeve të para të tyre dyshohet se personi vuante nga shëndeti mendorë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.