Video/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës

17/07/2018 - 20:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident u përfshinë tre automjete, duke lënë të dëmtuar dy persona.

Siç mund të shihet edhe në videon e publikuar nga TvKlan, përplasja duket se ka qenë e fortë, pasi një prej makinave ka marrë mjaft dëmtime.

“Rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia në një njoftim për mediat.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoritetet policore dhe pritet që të sqarojnë dhe rrethanat e këtij aksidenti. Ndërkohë, si pasojë e këtij aksidenti njëri kah i autostradës mësohet se u përball me trafik të rënduar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej kohësh emri i tij përflitej, si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Autori i 5-të i dyshuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, Elton Pikli është arrestuar nga policia në Qafë Thanë.

Shqiptarja.com mëson se njëri nga pesë personat që morën pjesë në grabitjen e Rinasit është Talo Çela nga Elbasani.

Është zbuluar identiteti i personit të pestë që është arrestuar nga Policia për llogari të grabitjes së ndodhur në Rinas më 9 prill.

Arrestohet autori i 5-të i dyshuar për grabitjen në Rinas.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas për motive pronësie.

Alkond Bengasi i cili u arrestua një ditë më parë nga policia si i përfshirë në ngjarjen e 9 prillit, ku u grabitën disa miliona euro në

Një ditë pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova pas lindjes çezariane, del edhe rezulati i autopsisë së mjeksisë ligjore.

Një 16-vjeçare me origjinë nga Durrësi dhe një 19-vjeçar nga Maroku kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 16:00