Një e moshuar ka humbur jetë mëngjesin e sotëm pasi ka rënë zjarr në banesën e saj.

Viktimë ka mbetur e moshuara Dashurie Koci, nënë e dy vajzave të cilat jetojnë në Itali dhe Amerikë.

“Më datë 02.06.2020, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10,Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati,e për pasojë ka humbur jetën shtetësja D.K.,70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.