VIDEO/ Gjak e britma, momenti kur pronari dhunon turistët spanjollë

17/08/2019 - 13:18

Është publikuar videoja e momentit të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i restorantit në Porto Palermo të Himarë, Mihal Kokëdhima.

Videoja e publikuar nga "BalkanWeb", tregon momentin e tmerrshëm, kur pronari i lokalit i hidhet me trup furgonit të turistëve, duke goditur me grushte xhamin e përparme të mjetit.

Mihal Kokëdhima arrin të thyejë plotësisht xhamin e mjetit, duke gjakosur dhe dorën e tij, ndërsa ngjarja ka krijuar panik të madh te turistët, të cilët dëgjohen duke bërtitur të tronditur.

Si ndodhi ngjarja e rëndë:

Turistët spanjollë kishin ardhur më 15 gusht me jaht nga Saranda dhe ishin ulur të konsumonin një drekë në një restorant në Porto Palermo të Himarës. Turistët kanë hyrë në ambientet e restorantit, por nuk kanë pëlqyer shërbimin e ofruar dhe më pas janë ngritur për t’u larguar.

Ky moment ka bërë që pronarët e lokalit të ndjekin nga pas furgonin e turistëve, ndërsa kanë goditur fizikisht drejtuesin e mjetit së bashku me 5 turistët spanjollë.

Në konflikt e sipër, pronarët e lokalit kanë nxjerrë edhe armët e ftohta për të goditur turistët, si dhe kanë thyer xhamin e furgonit, i cili po i shoqëronte ato.

Brenda furgonit ndodheshin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve.

Arrestimi i pronarit të lokalit:

Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes së rëndë, ditën e djeshme, policia ka arrestuar pronarin e lokalit, 51-vjeçarin Mihal Kokëdhima, banues në Sarandë.

“Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit pasi ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, spër motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë.

Më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasja spanjolle K.R.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës””, thuhej në njoftimin e policisë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefi i stacionit të Policisë në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku i arrestuar për përdhunim të një të miture jetime në 2015-n, është liruar.

Një sherr masiv ka ndodhur sot mes dy familjeve në Berat ku shkak për zënkën e tyre është bërë toka me ullinj, e si pasojë kanë mbetur të

Një 20-vjeçar i identifikuar si Dash Gashi nga Kukësi, ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në një atentat në lindje të Londrës.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45-vjeçar i kërkuar pasi tentoi të trafikonte drejt Italisë 18 klandestinë.

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona dhe ka sekuestruar 37.5 kg kanabis sativa.

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve

Sonte ne mbrëmje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit

Një pedalon ka mbetur i bllokuar në det, në zonën e Porto Romanos, në Durrës, ndërsa nuk dihet ende sa persona ka brenda.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut. Në video shihet teksa një grup djemsh goditen me karrige, tavolina dhe sh

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ishte i shpallur në kërkim për disa vepra penale.