Ish-shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani në një lidhje për emisionin “Opinion”, ka komentuar situatën e dosjes “Habilaj”. Ai tregon një moment kur është kërcënuar publikisht nga grupi “Habilaj”.

“Unë bashkë me dy persona nga Tirana shkuam në një lokal. Aty ishte dhe grupi i Habilajve. Pronari i lokalit emrin e të cilit nuk dua që ta bëj publik këtu, më tha që drekën e paguaj unë ngrihu nga lokali dhe ik. I them pse?

Fevziu: Të përzuri nga lokali? Oficer policie dhe të përzuri nga lokali?

Zagani: Oficer policie i dalë nga burgu në arrest shtëpie.
Fevziu: Po ç’rëndësi ka.

Zagani: Jo ka shumë rëndësi. Sepse nuk më përzuri me tha ka mundësi të ikësh sepse nuk dua sherre në lokal. Çfarë sherri po të bëj i thashë nuk po të kuptoj. Brenda më tha janë një grup çunash, dhe unë di se si po i mbajë sepse duan të të fusin thikën pas shpine.

I thashë mua, më tha po. Shikoj në lokal dhe ishte vetëm ai grupi. I njoha kush ishin ishte Artan Habilaj me gjithë rrethin. Ky ka qenë i vetmi kërcënim publik.

Fevziu: Nuk keni pasur kontakt tjetër?

Zagani: Sa herë që u kontrolloja fugoni unë ata iknin dhe linin një copë shoferi një gjynahqarë sepse ata vetë nuk guxonin të më dilnin para.