Një kamion i ngarkuar me pije freskuese është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur ndërsa kamioni po lëvizte në rrugën Fier – Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës.

Mësohet se drejtuesi i automjetiti shpëtoi vetëm me plagë të lehta. Sipas versionit paraprak të policisë, mjeti pësoi një defekt, ndërsa ka ndikuar edhe temperatura e lartë.

Siç duket edhe nga videoja e mbërritur në redaksinë e "DurrësLajm" nga dëshmitarë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat bënë që zjarri të izolohej dhe të mos dëmtonte mjetet e tjera që ishin pranë kamionit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje u shkaktuar rëndim trafiku, nga Fieri deri në vendin e ngjarjes mjetet nuk mundën të lëviznin dhe qëndruan të bllokuara për afro një orë.