VIDEO/ Ndalohet skafi me 4 mln euro drogë në Brindisi. Kapet drejtuesi shqiptar

10/12/2019 - 10:17

Guardia di Finanza përmbylli me sukses një operacion antidrogë në brigjet e Brindisit ku u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike, 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash.

Skafi që ishte ngarkuar me drogë kishte një gjatësi 5 metra dhe ishte i pajisur me një motor shumë të fuqishëm. Ai drejtohej nga një shtetas shqiptar që u arrestua në kushtet e flagrancës.

Gjatë patrullimeve në det, Reparti Operativ Aeronavale, lokalizoi dhe ndaloi një varkë shumë pak milje larg brigjeve. Lloji i mjetit dhe deklaratat e paqëndrueshme të skafistit ngritën dyshimet tek hetuesit se brenda tij mund të kishte sende të jashtëligjshme.

Gjatë kontrollit në mjetin lundrues u gjetën 186 pako brenda se cilave kishte 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash, të cilat nëse do të dilnin në treg do të arrinin një vlerë prej 4 mln euro.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Remenj të Pogradecit.

Një i moshuar ka humbur jetën në plazhin e Borshit pak pas mesditës së sotme.

Vrasja e Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi, mendohet të jetë kryer për gjakmarrje. Një sagë vrasjesh që nisi që në vitin 1997.

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnje.

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burë 44-vjeçarin, Olsi Çekiçi që katër ditë më parë vrau duke i prerë kokën nënës së tij në fshatin Buçim

Një 65-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia ”, sekuestrohen 1 kg e 75 gr. heroinë në Tiranë.