Një ditë pasi Policia e Vlorës arrestoi Tesi Bashon, i cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka vijuar me kontrolle të tjera në qytetin bregdetar.

Në sajë të operacionit "Vjeshta", janë prangosur 7 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të punës, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH Fier kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Vjeshta".

Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore. Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për arrestimin e shtetasve:

Çerciz Velaj 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Enton Likaj 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.

Daniel Nikaj 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.

Altin Veizaj (Shkelzen ) 37 vjeç, banues në Vlorë.

Antonio Veizaj  27 vjeç, banues në Vlorë.

Marjo Veizaj 22 vjeç, banues në Vlorë.

Romeo Likaj 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).

• Janë sekuestruar 3 armë zjarri