Zyra Përmbarimore në Durrës me urdhër ekzekutiv nga ana e Gjykatës së Shkallës së parë kërkon të nxjerrë nga banesa katër familjee e vëllezërve Ballshi.

Mesditën e sotme, përmbarimorët kanë shkuar në banesat e vëllezërve Ballshi në rrugën “Çajupi" në lagjen nr. katër për të nxjerrë familjet jashtë banesës. Në mbështetje të përmbaruesëve kanë qënë dhe efektivët e policisë.

Për "DurrësLajm", Petrit Ballshi njëri prej vëllezërve deklaron se ata janë pronarë të ligjshëm të banesës së blerë prej tyre në vitin 1951 me vendim të ish-kuvendit popullor të asaj kohe.

Zotëria thotë që pretenduesi i pronës së tyre është Thoma Fora, vjehrri i kryetari të PD-së së Durrësit, Oerd Bylykbashi.

Sipas Petrit Ballshit, familja Fora thotë që disponon dokumentacionin përkatës, si pronar i tokës, ndërkohë që sipas vëllezërve Belshi, familja Fora ka manipuluar provat me qëllim përvetësimin e pronës së tyre.

Pas më shumë se një ore, policia dhe përmbaruesit janë larguar nga banesat e familjes Ballshi ndërsa nuk ka asnjë reagim nga ana e familjes Fora, mëson "Durrës Lajm".

Çështja e ekzekutimit të vendmit është në Gjykatën e Lartë por nuk është marrë në shqyrtim edhe për faktin se në Gjykatën e Lartë mungojnë gjyqtarët të cilët kanë dhënë dorqëheqjen apo iu ka mbaruar mandati.

K.H.