VIDEO/ Po transportonin 25 klandestinë, 5 në pranga (EMRAT)

01/10/2020 - 09:42

Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Policia ka vënë në pranga 5 shtetasi pasi janë kapur duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim dy herë më parë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Sivi Leka, 20 vjeç; Sulejman Ylli, 20 vjeç; Edison Dema, 22 vjeç dhe Fatmir Farruku, 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, të cilët janë kapur në dalje të qytetit të Maliqit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip "Range Rover" dhe "Benz", 21 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi Sivi Leka ka rezultuar person i shpallur në kërkim më parë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve kryer në bashkëpunim" në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.08.2020, në unazën e qytetit të Pogradecit, ku në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar) po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm, si edhe për ngjarjen e ndodhur më datë 11.09.2020, ku 20-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Cangonj, Devoll, pasi kanë konstatuar se ishin vënë në ndjekje nga Policia, kanë braktisur mjetin tip "Volkswagen" brenda të cilit u gjetën 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Arsen Veis, 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip "Benz", 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

E dhunuan fizikisht dhe i hoqën në mënyrë të padrejtë lirinë për disa orë 41-vjeçarit, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe vë në pra

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të kontr

Policia e Durrësit njofton se shkak për përfshirjen në flakë të mjetit "Benz" dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Përfshihet nga flakët në ecje një makinë "Benz" në Durrës.

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshë

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i trefishtë i ndodhur në periferi të Tiranës. Policia bëri me dije se, rreth orë

Pronarja e një dyqani në Roskovec të Fierit është grabitur nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35.

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.